Dentital

27 shkurt 2018

Si t’i mbroni dhëmbët, sëmundjet që vijnë nga prishja e tyre!

Mungesa e informimit, neglizhenca në ndjekjen periodike të kontrolleve tek mjeku stomatolog, si dhe harresa në kujdesin për higjienën e rreptë të gojës, janë ndër faktorët vendimtare që i listojnë shqiptarët si një ndër popujt që përballen me prishjen më të shpejtë të dhëmbëve, si dhe problemeve të tjera që shfaqen me shëndetin e gojës. Stomatologia Laureta Koçi në një intervistë për lexuesin e gazetës “Shëndet+” shpjegon se cilat janë sëmundjet më të shpeshta që prekin dhëmbët tanë, shkaktarët më të shpeshtë si dhe sëmundjet që lidhen drejtpërdrejtë me prishjen e dhëmbëve.

Doktoreshë, cilat janë sëmundjet që prekin më shpesh dhëmbët?

Sëmundja që prek më shpesh dhëmbët është kariesi. Kariesi është ajo hapja e gropave tek dhëmbët , prishja, e ku më pas fillojnë dhembjet, enjtja etj. Janë bërë studime dhe tek moshat e reja, d.m.th., nga mosha 2-3 vjeç, sepse kariesi prek edhe dhëmbët e qumështit, indeksi i prekjes nga kariesi rritet. Ndërsa nga mosha 40 e mbrapa mundësia për tu prishur është më e pakët, sepse është një lloj rregulli që një dhëmb sa më shumë të rrijë në gojë aq më i fortë bëhet. Aq më imunitet fiton edhe nga kariesi që siç e thamë është sëmundja që prek më shumë dhëmbët. Pas kësaj moshe ulet indeksi i kariesit dhe rritet indeksi i paradentozës. Paradontoza është sëmundja që prek kockën e dhëmbëve. Fillon me një gingivë të thjeshtë, pastaj kalon në kockë, dhe është sëmundja më e keqe, dhe më e keqe se kariesi sepse shkatërron gingivat, shkatërron kockat dhe ti nuk ke më as ku ti vesh dhëmbët, as ku të vesh impiante, as ku të vesh proteza.

Në botë kësaj sëmundje i kushtohet vëmendje sepse sot jetëgjatësia po rritet. Dmth do të kemi njerëz me moshë më të madhe. Këta njerëz do e humbin dhëmbin natyral dhe do të detyrohen të protezohen. Që të mos protezohen sepse është një proces i lodhshëm për pacientin, të vret, të lëviz, shkohet te impianti që është trendi i momentit, por që të bësh impiantin duhet që të kesh kockë. Nëse ti nuk ke qënë gjatë gjithë jetës tënde i kujdesshëm për të mbajtur një higjienë orale, për të kuruar gingivët dhe ajo kockë ka ikur, ku do të vësh impiantet? Kur shkon tek mjeku fillimisht shkojnë tek higjenisti. Higjenisti është ai që shikon higjienën e gojës, bën pastrimin, pastaj kalon tek mjeku, që mund të merresh me një karies të thjeshtë, me një heqje, mund të bësh një shërbim estetik etj. Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sepse ne jemi njerëz social. Nëse të mban erë goja nuk mund të jesh pjesë e një ambienti. Shëndeti oral është pjesë e shëndetit të përgjithshëm (pasi ka ato efektet e sëmundjeve) dhe është pjesë e rëndësishme e integrimit social.

Faktorët që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve?

Faktorët janë të shumtë. Janë gjenetikë. Paradentoza ëhstë gjenetike. Nëse ti ke patur prindër që kanë patur paradontozë je 90% i destinuar që ta kesh. Fatkeqësisht. Faktorë të tjerë: Klima, ambienti, rrezatimi i diellit

dhe mënyra e ushqyerjes. Duhet patur shumë kujdes. Lloji i ushqimeve ka shumë rëndësi. Kështu, te ushqimet “e buta” siç janë xhelatinërat, ose ëmbëlsirat që nuk përtypen, individi nuk e përdor muskulaturën e gojës. Muskujt janë një stimul. Dhëmbët nuk duhen parë si një gozhdë që ngulet në mur, por si pjesë e një sistemi të tërë. Të gjitha janë të lidhura: dhëmbi, gjuha, muskuli, gingivat etj. dhe gabimi më i madh që bëhet është se dhëmbi shikohet si një gozhdë.

Për fëmijët ushqimi me gji është thelbësor. Pse?

Përveç vlerave që ka edhe thithja e gjirit i ndihmon nofullat të zhvillohen, të rriten është një stimul që marrin receptorët tanë, për tu rritur kockat, për të dalë dhëmbët në vendin e duhur. Kur fëmijët të rriten është mirë të hanë mollë, karrota sepse ushqimet e forta bëjnë edhe një pastrim të dhëmbit. Ndryshe nga ushqimet e gatshme, të paketuara, supërat që hapen janë një skandal i vërtetë sidomos për dhëmbët.

Sëmundjet që vijnë për shkak të problemeve me dhëmbët.

Ka shumë sëmundje që vijnë nga dhëmbët. Ka dhe një rrjedhë logjike. Nëse i ke dhëmbët e prishur ti do të reduktosh një pjesë të mirë të ushqimeve, do të duhet të hash ushqime të buta. Frutat nuk i ha dot, sallatën nuk e ha dot, mishin jo. D.m.th mosushqyerja e saktë ndikon në mosmarrjen e gjithë elementëve që janë: kalciumi, proteina, vitamina etj. Përveç kësaj infeksionet e dhëmbëve ndikojnë në veshka, në mëlçi sepse aty bëhet pastrimi i gjakut. Kur gjaku shkon me mikrobe sigurisht që bëhet problematik. Gjithashtu për të sëmurët që janë me zemër. Sot është rritur numri i pacientëve që kanë bërë by pass-e edhe në moshe të reja. Kjo do të thotë që ato duhet të kenë një gojë sterile sepse ai person tashmë ka në trup një diçka të huaj dhe muskuli i zemrës e mirëpret shumë infeksionin nga gingivat dhe bëhet nga një gjë e vogël në një problem për jetën. Është një dëm që nuk e shikon menjëherë. Është diçka që mbivendoset dhe ti e kupton kur të bëhet problematik. Sot është vërtetuar, se deri sot ka qënë hipotezë, se personat që kanë paradontozë janë të prirur të bëjnë infarkt miokardi. Diçka tjetër e vërtetuar është se problemet me dhëmbët e qumështit, pra kur fëmija ka probleme me dhëmbët e qumështit dhe e mënjanon kafshimin një herë majtas, një herë djathtas forcat e përtypjes janë kaq të mëdhaja sa mund të shkaktojnë deformime në shtyllën kurrizore.

Dhëmbët e pjekurisë a duhet të hiqen?

Me ligj, megjithëse tek ne nuk funksionon, çdo gjë që bën duhet ta justifikosh. Ja bëre këtë ndërhyrje pacentit, për çfarë? Tetat hiqen kur shkaktojnë infeksione të vazhdueshme,d.m.th. ajo tetë nuk ka vend ku të dalë dhe herë pas here infektohet. Detyrimisht duhet ta heqësh. Kjo është një nga arsyet pse hiqet teta. Arsye tjetër mund të jetë keqpozicionimi. Ajo del, por del në një vend të keq. Të gërvisht faqen, të kafshon gjuhën, mund të jetë në pozicion të tillë që mbledh ushqimet. Mund të ndodhë që të jenë të shtrira dhe godasin dhëmbët e tjerë.

Nëse mban një dhëmb për një kohë të gjatë të prishur në gojë a ndikon në prishjen e dhëmbëve të tjerë?

Sigurisht që ndikon, ajo është një vatër infeksioni. Duke qënë një vatër infeksioni ajo shpërndan mikrobe pa fund. Dhe përveç kësaj ti edhe i gëlltit ato. Kemi parë që kur lajmë dhëmbët acarohen mishrat dhe fillon gjak? Ai nuk është gjak, ai është infeksion dhe ti e gëlltit atë infeksion.

Ka persona që nuk kanë dhëmbë të prishur por prap mbajnë erë goje, pse mund të ndodhë kjo?

Ka shumë arsye. Përveç dhëmbëve, mund të ketë probleme me fytin, me bajamet, mëlçia nuk funksionon mirë, persona që kanë probleme me zorrët sepse goja komunikon me rrugët e traktit tretës. Era e gojës mund të vijë nga probleme me stomakun, me sëmundjet e gjakut, ka një sërë arsyesh. Goja është si një labirint ku goja është porta e parë, nëse portën e parë e ke mirë , mund të kesh probleme me portën e dytë.

A e mbështesni metodën e zbardhjes së dhëmbëve me sodë apo me forma të tjera “alternative”?

Soda e bukës ka një efekt të lehtë zbardhues por ka dhe efektin që ndërron ph e gojës. Dmth një pjesë e atyre mikrobeve që janë në gojë që kanë ph acid ajo i zhduk. Bën një farë lehtësimi megjithatë këto janë empirike. Nuk mund të mbështetesh tek ato që të kesh dhëmbë të bardhë.

Zbardhimi i dhëmbëve sot është në modë, është në trend dhe në të gjithë botën gjithë aktorët që kanë atë buzëqeshjen e mrekullueshme që ju shihni jo vetëm që bëjnë zbardhim, por bëjnë edhe “truke” të tjera. Ka dhe një mit urban që po zbardhe dhëmbët të hollohet dhëmbi. Ok, provoni ti lini pa larë dhe do shikoni nëse do tu hollohet dhëmbi apo do tu hollohet kocka. Këto janë standarde të mirëpërcaktuara nga bota.

Po kujdesi i tepruar ndaj dhëmbëve? Flouri i tepruar?

E para duhet të shikojmë nëse pasta ka flour apo jo. Sa % flour ka. Nuk do të bëjë gjë pasta sepse ai quhet flor ekzogjen që do të thotë që përdoret nga jashtë. Nuk është flour që ti e përdor me tableta.

Thuhet se mikrobet më të mëdhaja i mban gjuha dhe është ajo që duhet pastruar, jo dhëmbët.

Kur lan dhëmbët edhe gjuhën në një farë mënyre e lan. Sot ka metoda ku thuhet se duhet ta furçojmë edhe gjuhën. Por nëqoftëse se ti lan dhëmbët dhe nëse përdor shpërlarës goje, atëhere jemi në rregull. Gjuha mendohet që mban më shumë mikrobe prej vetë strukturës anatomike që ka.

Sa pro jeni për metodat e hipnozës dhe këto metodat e reja që kanë dalë për të lehtësuar frikërat e pacientëve?

Metodat e hipnozës edhe në botë nuk përdoren gjërësisht përveçse në pacientët që kanë probleme. Edhe fobia nuk është e justifikueshme, por mund të përdoret në fëmijët autik. Normalisht nuk mund të punohet me një pacient të tillë rehat. Ose pacientët me probleme mendore, ose pacientët me paraliza. Ka të bëjë shumë me marrëdhënien e pacientit me dentistin. Sa besim ka pacienti tek dentisti i tij. Sepse një pacient që e njeh rradhën e punës së dentistit, e di që do bëjë një gjilpërë, do ti dhëmbë pak, pastaj do punohet. Në çdo lloj situate ana psikologjike është shumë e madhe.

Nëse heqim një dhëmb dhe na duket sikur na kanë ngecur copëza…

Nuk ka pse të ndodhë. Ka raste kur ne heqim dhëmbin kocka thërrmohet. Janë copa të vogla mikrosopike që kur mbyllet plaga ato copëza dalin dhe thjesht mund ti heqësh. Në fakt nuk ka pse të ndodhë sepse kur e heqim një dhëmb duhet ta gërryejmë vendin, ta pastrojmë mirë, duhet ti heqim pjesët e infektuara, shpërlahet me solucione. Megjithatë varet çfarë ka ngelur dhe nëse është copëz kocke vetë trupi e eliminon. Por ka raste kur ngel edhe rrënja. Një mjek që ta merr përsipër duhet ta heqë të gjithën dhe me përgjegjësi.

Kur të dhemb dhëmbi duket sikur të dhemb gjithë koka…

Po është normale se nervi që inervon dhëmbët është një ndër 12 nervat kapital qendror që ne kemi. Dhe rruga nga truri te dhëmbi është shumë e shkurtër. Ndaj dhimbja është e fortë dhe transmetohet shumë shpejt.

Shëndet oral dhe dieta ushqimore

Sheqeri jo vetëm për dhëmbët por për të gjithë shëndetin në përgjithësi është i dëmshëm. Ne duhet të mundohemi që ta evitojmë sa më shumë të jetë e mundur. Nuk diskutohet qoftë tek fëmijët, qoftë tek të rriturit. Ushqimet duhet te jenë sa më të pasura me kripëra minerale, me kalcium, sidomos ushqime të papërpunuara kimikisht. Për dhëmbët duhet të përdoren ushqimet e forta që bëjnë edhe një pastrim mekanik si dhe duhet patur kujdes në larjen e dhëmbëve.

Kontrolli periodik tek stomatologu.

Kontrolli periodik DUHET të jetë 1 herë në 6 muaj. Por si njerëz që nuk kemi ndonjë kujdes të madh për shëndetin oral, të paktën të shkojmë te stomatologu 1 herë në vit. Nuk duhet të shkosh tek dentisti kur të ndjesh dhimbje.

Another Category, Non categorizzato, Post Types, Standard Posts, Uncategorized @sq
About admin-dental

Text Widget
Aliquam erat volutpat. Class aptent taciti sociosqu ad litora torquent per conubia nostra, per inceptos himenaeos. Integer sit amet lacinia turpis. Nunc euismod lacus sit amet purus euismod placerat? Integer gravida imperdiet tincidunt. Vivamus convallis dolor ultricies tellus consequat, in tempor tortor facilisis! Etiam et enim magna.